Ndiqni dietën e Meghan Markle dhe do të dobësoheni shëndetshëm

Dukesha e Sussex-it, njëkohësisht edhe bashkëshortja e princit Harry, Meghan Markle kujdeset shumë për pamjen, ecjen, veshjen, madje dhe ushqimin. Për të mbajtur trupin elegant, ajo ndjek një dietë të posaçme, që nuk i shton kile. Dritare.net sjell për ju dietën që ndjek Meghan, për të mbajtur trupin elegant.

Edhe pse, menyja zyrtare në dasmën, e çiftit  dukej e butë, Meghan ndjek një dietë strikte, aq sa edhe princit Harry duhet të mësohet me këtë fakt. Gjatë javës, Meghan ndjek një dietë vegane.

Një dietë vegane nuk përfshin: mishin, qumështin, vezët dhe mjaltin, informon dritare.net. Sipas gazetës, “Protland Press Herald”, Meghan pranoi në 2017,  preferencën e saj drejt veganizmit.

Edhe pse është një dietë strikte, kjo sipas Meghan e mban atë të shëndetshme. Sipas dritare.net, dieta vegane mbron shëndetin dhe ul presionin e gjakut dhe mban nën kontroll kolesterolin.

LEXO DHE :  Irani leksion Spanjës, barazon shifrat menjëherë, por arbitri mohon golin

Pra, a merrni ende përfitimet shëndetësore si veganë,  nëse hani edhe akullore gjatë fundjavave? Absolutisht. Dietologia, Palmer thekson se, sa më shumë ushqime me bazë bimore, edhe akullore të hamë,  aq më i ulët është rreziku i sëmundjeve.

Dritare.net shton se, ajo që dihet është se, Meghan kurrë nuk ha, patate të skuqura, makarona, apo ushqime të tjera kalorike.

Ndërkohë, dietologia Palmer sugjeron, që të hani shumë ushqime me bazë bimore, si; thjerrëzat, tërshërën, fasulet,  supë me domate, kiunoa etj. Nëse hani këto, ashtu siç i ha Meghan do të jeni të shëndetshëm./ Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.