Ndiqet penalisht kryebashkiaku i Rrogozhinës, lejoi lokale dhe biznese në bregdetin e Spillesë
E Enjte 5 Prill 2018, 13:01
Dritare.net
Ai akuzohet se me veprimet dhe mosveprimet e tij ka lejuar ndërtimin e 31 objekteve në zonën bregdetare të Spillesë.
Kryetari i bashkisë Rrogozhinë Beqir Nuredini është kallëzuar penalisht për “Shperdorim detyre", parashikuar nga neni 248 te kodit penal. Nuredini me veprimet, apo mosveprimet e tij ka lejuar ndërtimin e 31 objekteve në zonën bregdetare të Spillesë. Jemi të vendosur për të zbatuar ligjin dhe denoncuar abuzuesit në të gjithë Shqipërinë. Prioritet janë zonat bregdetare, turistike dhe ato të mbrojtura me ligj./d.m-dritare.net