Ndihmuan emigrantët, 15 aktivistë në Britani rrezikojnë dënimin e rëndë
E Martë 5 Shkurt 2019, 19:07
Dritare.net
Nën errësirë, kur emigrantët ishin gati për të hipur në avion, aktivistët kanë përdorur mjete të ndryshme për të prerë rrethimin e aeroportit e më pas duke hyrë brenda për të nxjerrë ata që duhet të deportoheshin, shkruan Dritare.net.
Tanimë 15 aktivistët janë arrestuar, dhe pritet dënimi i tyre nën akuzën e rëndë të terrorizmit.
“Askush nuk është i paligjshëm”-ishte parulla që aktivistët kanë përdorur gjatë aksionit të tyre, shkruan Dritare.net.
Pas aksionit, 60 personat nuk u deportuan, aeroporti u mbyll për disa orë, ndërsa 11 emigrantë kanë fituar tanimë statusin e azilkërkuesit në Britani, por aktivistët pritet të përballen me dënimë të rënda./ I.M-Dritare.net