Ndihmë! S’mund të resht së tradhtuari të dashurin

Pyetje Sofit: Përshëndetje Sofi! Më pëlqen shumë rubrika jote, por nuk kam qenë e sigurt a të të shkruaja. Nuk është e lehtë të ndash sekretet, por ndihem më mirë që nuk më botoni emrin.

Jam 25 vjeçe dhe jam lidhur prej dy vjetësh me dikë që është i divorcuar.  Ndihem mirë me të dhe më trajton shumë mirë.  Por më ndodh të njoh meshkuj të tjerë që më pëlqejnë dhe unë u pëlqej atyre. Ndonjëherë e tradhtoj të dashurin tim. Rastin e fundit ai e mori vesh dhe pas shumë debateve, vendosi të më falte. Problemi është se, ndihem fajtore dhe nuk besoj se kjo marrëdhënie po më çon diku. Prindërit e mi janë kundër lidhjes sonë dhe kjo më bën të ndihem edhe më e pashpresë.  Mendoj se nuk po sillem në një mënyrë të drejtë me të dhe më vjen me të vërtetë keq, sepse ai  meriton dikë më të mire se unë. Jam përpjekur të ndaloj, por nuk mundem. Të lutem më këshillo, dua të di nëse kam unë ndonjë problem, apo lidhja ime nuk po funksionon? Faleminderit!

Sofi përgjigjet:

Bën mirë që ke shkruar e dashur! Ke nevojë urgjente të qartësosh se, çfarë ndien me të vërtetë për të dashurin tënd. Ndoshta e do atë si person dhe je duke ngatërruar të dashurit e dikujt,  me dashurinë e vërtetë. Ose mos ndoshta ti ke krijuar dyshime mbi lidhjen tuaj, për faktin se ai është i divorcuar dhe s’ndien  siguri për marrëdhënien. Sigurisht kjo lidhet me arsyen e vërtetë që e ka çuar atë drejt divorcit.  Mendoj se kjo është dhe arsyeja, pse prindërit e tu nuk e miratojnë lidhjen tuaj. Numri i divorceve po shtohet në kohët e sotme dhe arsyet janë të shumta. Por jo gjithmonë e ka fajin partneri mashkull. Nga ana tjetër, marrëdhëniet janë të ndërlikuara. Për shembull, nëse ti nuk ndihesh e plotësuar prej tij nga ana seksuale, kjo mund të të çojë drejt tradhtisë.  Kjo nuk të bën ty fajtore, thjesht kërkon më shumë kënaqësi.

LEXO DHE :  Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Hillary Clinton garon sërish në 2020

Ti shkruan se ndihesh fajtore karshi tij dhe nuk po sillesh drejt me të, por fakti që ti nuk ke hequr dorë nga tradhtia, mund të jetë më e dhimbshme për të.  Mendo se si do të ndihet  nëse e merr vesh përsëri. Fakti që ti ndien interes për meshkuj të tjerë, duhet të të bëjë ty të kuptosh, se ndoshta ka shumë gjëra që nuk të pëlqejnë tek ai dhe për mendimin tim duhet të vazhdosh përpara. Njih meshkuj të tjerë, derisa të gjesh të duhurin!Të uroj gjithë të mirat!/dritare.net

Ke një problem? Ke një sekret? Ke një pyetje? Më dërgo mesazh privat në Instagram @dritare_net ose në Facebook dritare.net. Për rubrikën Rrëfehu te Sofi. Do kesh përgjigje në faqe, brenda javës. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.