Ndeshja me Jordaninë. Ja sa kushtojnë biletat!
Dritare.net
Bitata do të shiten jo vetëm në kryeqytet por edhe në Durrës.
“Ka nisur shitja e biletave fizike për ndeshjen miqësore, SHQIPËRI-JORDANI , e cila do të luhet në datën 10 Tetor 2018 në orën 20:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, në Elbasan. Njihuni me pikat e shitjes dhe çmimet e biletave përkatëse.
Shitja e biletave do të bëhet në pikat e poshtë shënuara:
Tiranë- Dyqani FSHF, rruga e Elbasanit/ Nga e hëna në të diel/ Ora 08:00-20:00.
Tiranë – Biletaria pranë stadiumit Selman Stermasi/ Çdo jave nga e enjtja në të diel/ Ora 12:00- 18:00.
Durrës- Biletaria pranë stadiumit Niko Dovana/ hapur prej date 5- 10 Tetor/ Ora 09:00-13:00.
Korçë- kancelaria përballë Kinema Millenium/Nga e hëna në të diel/ Ora: 09:00-21:00.”, thuhet në njoftimin e FSHF-së./V.D/dritare.net/