Ndeshja kundër Izraelit, Panuçi: Katastrofë nëse humbin

Trajneri i Kombëtarës së Futbollit, Kristian Panuçi në një konferencë për media një ditë para sfidës miqësore me Izraelin, ka deklaruar ndër të tjera se do të ishte katastrofë nëse Shqipëria humbet këtë sfidë.

Kemi disa lojtarë që luajnë pak minuta. Binaku, Grezda, Mavraj.

Ata duhet të luajnë, pasi kanë luajtur pak minuta kohët e fundit, në klubet ku luajnë.

Grupi ka punuar mirë, është shpirti i duhur për të bërë një ndeshje të mirë nesër. Pres që djemtë të bëjnë një ndeshje të mirë, sepse në fund të fundit luan Kombëtarja.

Jordania, sepse vjen nga i njëjti vend me Izraelin, apo zgjedhje rastësore?

Ka qenë një zgjedhje duke parë radhitjen e Jordanisë në klasifikim. Është disi e vërtetë, pasi si skuadra kanë disa ngjashmëri.

Gega ka thënë që Trashi meriton Kombëtaren, por ju keni thirrur lojtarë që nuk dihet se ku luajnë…

Ka shumë futbollistë të rinj që meritojnë Kombëtaren. Kam qenë i hapur ndaj të rinjve, dhe i kam mbledhur, si Vrioni për shembull. Portat janë të hapura për këdo. Besim Demiri ka qenë nga më të mirët javët e fundit në Ukrainë, por nuk është thirrur… Nuk është thirrur, pasi kohët e fundit Lenjani ka bërë mirë, dhe ka më shumë eksperiencë se Demiri. Ne nuk jemi një grup i mbyllur, do jetë gjithmonë në vështrimin tonë.

Një reflektim pas Skocisë, thatë që kaq limite ka pas humbjes në Skoci. E vërtetë?

Nëse skuadra jonë shkon në Skoci, dhe ka disa mungesa, si Roshi, Grezda, Sadiku e të tjerë, normale që limitet ulen. Por, nuk do të thotë që kaq janë limitet. Edhe Basha që nuk ishte rikuperuar. Nëse do kishim më shumë lojtarë, do ishte më e plotë skuadra. Nuk është ofenduese, se ka limite në këtë rast. Kroacia u mund me 6 gola në Spanjë.

LEXO DHE :  Pasi e refuzuan studentët, reagon sërish Rama: Kërkoj dialog, jo negociata

Hysaj pas Skocisë tha se skemën që përdorëm në pjesën e dytë, nuk e kishim aplikuar kurrë në stërvitje…

Një lojtar që luan në Champions League si Hysaj, nuk mendoj se një modifikim me tre mbrojtës do ndryshonte diçka të madhe. Nuk është problem skeme, është një veçanti që ndodh në lojë.

Pika më e fortë e Izraelit në ndeshjen e parë, ishin dy sulmuesit shumë të shpejtë. Do ndryshojnë lojtarët në mbrojtje, apo mënyra e mbrojtjes.

Të mendojmë për Jordaninë, më pas të shohim për Izraelin. Edhe ata mund të kenë mungesa. Diçka e kam në mendje. Nëse fitojmë do kem të drejtë, nëse jo, atëherë do jetë katastrofë.

Do luajë nesër lojtarët e rinj, si Vrioni? Do lihet pushim Basha për Izraelin?

Nesër Vrioni do e shohim nesër, dhe ky është një rast për të rinjtë. Të gjithë janë të disponueshëm, mendojmë për ndeshjen e radhës ndaj Izraelit. Është një portë e hapur, për lojtarët e Shpresave, dhe ata që nuk janë thirrur tani.

A duhet të jeni më i qetë në konferenca?

Jam i qetë, thjesht jam i mërzitur kur humbas. Kam një raport të keq me humbjen, për këtë arsye ndoshta. Kam luajtur 20 vite, dhe kam punuar 7 vite në TV. Kur nuk i kuptoj disa pyetje, mërzitem./I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.