Aktori turk i njohur për rolin e tij si Goktug nga seriali “Ertugrul”, Arda Oziri ka humbur jetën ditën e sotme për shkak të një aksidenti me motoçikletë. Dritare.net informon se aktori i njohur pas aksidentit është dërguar në spital por edhe pse i janë bërë të gjitha ndërhyrjet e para ai nuk ka mundur të shpëtojë. Ai ishte 40 vjeç dhe kishte një karrierë të gjatë në ekranet turke./M.S-Dritare.net