Ndërkombëtarët për ndryshimin e kufijve: Destabilizim
Dritare.net
Pavarësisht paralajmërime të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi me atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të fazës finale do të diskutohet për korrigjimin e kufijve, bashkësia ndërkombëtare po vazhdon ta kundërshtojnë një mundësi të tillë.
Zyrtarët e Ambasadës së Britanisë së Madhe, kanë bërë të ditur për gazetën Zëri, se Britani nuk e mbështet në asnjë mënyrë një variant të tillë.
Përkundrazi, ridizajnimi i kufijve, mes Kosovës dhe Serbisë, do të çonte në një destabilizim.
Nga ana tjetër edhe Gjermania vijon të mbajë të njëjtin qëndrim, pra, të mos ndryshohen kufijtë, apo të shkëmbehen territoret.
Ndërsa zëdhënësi i Komisionit Europian, Carlos Martin, ka thënë që mes dy vendeve duhet të gjendet një zgjidhje e përhershme, realiste, të qëndrueshme në pajtueshmëri me të drejtën ndërkombëtare./E.B-dritare.net