Ndalohet nga policia Eduart Ndocaj, i mori përmes mashtrimit 78 mijë euro një italiani
E Martë 10 Tetor 2017, 21:09
Dritare.net
Ndocaj akuzohet se përmes mashtrimit i ka marrë një shtetasi italian 78 mijë euro.
“Më datë 09.10.2017, në PKK Port, Durrës, u kap shtetasi në kërkim E.N, vjeç 42, banues në Manati Lezhë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit në Itali, i ka vjedhur një shtetasi italian nje shume eurosh. Ne perfundim te veprimeve te kryera nga D.V.P Lezhe ndaj shtetasit E.N u referuan materialet ne Prokurori dhe ndiqet ne gjendje te lire per vepren penale parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.”,-njofton policia./ I.M-Dritare.net