Ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare, gazetarja shqiptare
E Shtunë 23 Mars 2019, 20:08
Dritare.net
“Sot, papritmas ka ndërruar jetë punëtorja e Telegrafit, Qendresa Rashiti-Hulaj. Qendresa ndërroi jetë në moshën 27 vjeçare, pas një sulmi në zemër. Ajo ishte e martuar dhe nënë e një vajze. Me ikjen e hershme në amshim të Qendresës, Telegrafi mbeti pa punëtoren e shkëlqyeshme dhe pa kolegen shembullore. Varrimi i të ndjerës bëhet nesër (e diele) në orën 13:00 në varrezat e fshatit Prejlep të Deçanit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Rashiti dhe Hulaj’, shkruhet në postimin e Telegrafit. Dritare.net i shpreh ngushëllime familjes./E.B-dritare.net