Ndahet nga jeta mjeshtri i maskimit dhe ish-agjenti i CIA
Dritare.net
Mendez fillimisht ka punuar si hartues dhe ilustrator para se të rekrutohej në CIA, në vitin 1965 si artist grafik. Mendez u pikas nga CIA për aftësitë e tij të maskimit, falsifikimit dhe rrugëve të ndryshme të shpëtimit, informon dritare.net. Ai u bë më i njohur për mbikëqyrjen e "Canadian Caper", një operacion guximtar shpëtimi, pas revolucionit të vitit 1979 të Iranit, i cili rrëzoi Shah-un me ndihmën e Perëndimit.
Në këtë operacion u shpëtuan 6 diplomatë amerikanë nga Irani. Diplomatët u detyruan të strehoheshin në Ambasadën e Kanadasë në Teheran, pasi protestuesit mësynë Ambasadën Amerikane. Duke përdorur aftësitë e tij të maskimit, Mendez i ndihmoi që të hiqeshin si një ekip producentësh kanadezë në kërkim të vendeve për të xhiruar një film fantastiko-shkencor, i cili në fakt nuk ekzistonte.
Mendez doli në pension në vitin 1990 dhe në vitin 1997 u nderua mes 50 agjentëve të CIA-s. Ai gjithashtu shkroi tre kujtime, duke përfshirë Argo: "Si CIA dhe Hollywood arritën shpëtimin më të madh në histori", i cili frymëzoi edhe filmin fitues të çmimit "Oscar", “Argo"./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net