Ndahet nga jeta mjeku kirurg i Spitalit Ushtarak
E Enjte 28 Dhjetor 2017, 11:11
Dritare.net
“Sot ne mengjes Dr. Beni nuk u zgjua me, duke humbur nje beteje dyvjecare me semundjen e tij ne mushkeri. Mua do me mungoj nje nga miqte me te cmuar ne jete, nje mjek i talentuar, nje poet dhe rrefimtar i rralle dhe nje njeri i mencur qe diti ta bej sic donte jeten e tij. Arben Runa u diplomua per kirurg traumatolog dhe sherbeu deri ne fund si kirurg prane Spitalit ushtarak. Ai kishte po ashtu plot pasione per letersine dhe eshte autor i disa cikleve te arrira poetike tregimeve dhe reportazheve botuar ne vitet 90.
Ada dhe dy femijet e tij shpresoj te gjejne force ta perballojne ndarjen ne te. Varrimi behet neser ne oren 10 ne Tufine”, shkruan Baze./L.P./Dritare.net