Ndahet Ministri nga e dashura, ja mesazhi prekës i saj

Gjatë kësaj vere që lamë pas, Ministri i Brendshëm italian, Salvini postonte shumë foto me partneren e tij Elisa Isoardi, ku dukeshin shumë të lumtur së bashku. Por siç duket historia e tyre e dashurisë nuk zgjati shumë. Lajmin e ndarjes e ka dhënë vetë Elisa  pak orë më parë përmes një postimi në Instagram.

Nuk është ajo që kemi dhënë për njëri tjetrin që me ka munguar, por ajo që duhej të jepnim akoma”- citon poetin italian Gio Evan. “Me të gjithë respektin për dashurinë e vërtetë që ka qenë. Faleminderit Matteo”- shkuan ajo duke publikuar dhe një foto me zëvendëskryeministrin italian.

LEXO DHE :  Aksident tragjik/ 3 të vdekur, 4 të plagosur. Përfshihet edhe ambasadorja turke

Matteo Salvini ka qenë i martuar më parë dhe ka dy fëmijë nga dy lidhje të ndryshme. Në vitin 2003 ai u martua me Fabrizia Ieluzzi, gazetare në një radio private me origjinë puljeze. Me të ka një djalë, Federico.

Ndërsa në fillim të vitit 2015 revista “Novella 2000” zbuloi historinë mes Salvinit dhe drejtueses televizive Elisa Isoardi, e konfirmuar më pas nga të dy./A.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.