“Vendosi taksën për rrugën e kombit sa iu tek vetë dhe kuksianët u ngritën në protestë. Kryeministri u tërhoq pas dajakut. Vendosi për shembjen e teatrit me ligj. Tek pjesa e Astirit, kryeministri u kap me presh në dorë. Kjo ishte një pengesë që ata ia bën kryeministrit. Me gjithë këto aksione me grupet e interesit ta bllokojmë këtë kryeministër, sepse nuk ka normë demokratike dhe konsensus që i respekton ai. Ky zotëri mbolli frikën dhe tmerrin tek shqiptarët. Opozita është kthyer në shpresë për shqiptarët , tek ata që janë këtu edhe ata që janë larguar prej saj. Ky vend do të bëhet dhe ky kryeministri duhet të largohet me çdo mjet demokratik dhe jo me anti-tank.",- tha Ndoka./K.C/dritare.net