Na trego vitin kur ke lindur dhe ne të tregojmë se ç’vishej atëherë!
Dritare.net
Ishte Madona ikona e viteve ‘90, që inspiroi një brez të tërë. Tërësisht në të zeza dhe me bizhu gold, streçe të ngjitura pas trupit, pak a shumë i njëjti stil që përdorin dhe Kardashian me raste.
Ishte Cher ajo që na bëri të dashurohemi me xhaketat e zeza të lëkurës dhe xhinset e zbardhura. 1991 ishte i njëjti vit ku Nirvana publikoi albumin “Nevermind”, bandë e cila pati gjithashtu ndikim në stilin e miliona të rinjve.
Ishte Drew Barrymore ajo që na mësoi se nuk duhet gjithmonë të jesh chik për një festë. Këtu ajo shkëlqen me një xhaketë Denim dhe një çantë me Miki Mouse.
Në vitet 95 një fustan I tillë baby doll, apo thënë ndryshe kukullash, specifikisht me një rrip në mes fiks poshtë gjoksit, ashtu si Mariah Carey në foto nuk mungonte në asnjë dollap.
Vitet 99 - 2000 ishin kulmi i stilit metal. Në foto, Britney Spears, në MTV Music Video Awards.
Kush mund ti harrojë bustet shami apo xhinset me bel të ulët në maksimum pas viteve 2000? Me raste edhe ndonjë kapele si Christina Aguilera në foto.
Ca vite më pas u çmendëm pas çizmeve kauboj dhe fustaneve me pala sipër gjurit. Na e kujton më së miri Taylor Swift e fotografuar në New York.
Pak vite më pas, rreth 2013 u modernizuam pak dhe çizmet e gjata sipër gjurit i kombinonim me xhinse të shkurtra, si Miley Cyrus.
Bella & Gigi Hadid janë definitivisht modelet më të ndjekura të momentit. Vitet 2017 – 2018 risollën në skenë prerjen e belit të lartë dhe shpatullat e zbuluara.
Burimi “The Cosmopolitan”./Përshtati për Dritare.net, Elira Kadriu/