Pas një muaji të gjatë agjërimi të gjithë besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin. Pas ditëve të agjërimit, lutjeve, adhurimeve dhe leximit të Kuranit, mijëra besimtarë kanë filluar që në orët e para të mëngjesit me namazin e mëngjesit. Fiter Bajrami është festa, e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, dhe kështu në këtë mënyrë festojnë së bashku këtë festë. Në këtë ditë tavolinat në shtëpitë e besimtarëve mbushen plot me ushqime dhe pije. Mishi, tavat e ndryshme, sallatat janë disa nga ushqimet më të preferuara për këtë tryezë. Ndërkohë që ëmbëlsira zë një rol të veçantë. Zakonisht ajo është bakllava. Dritare.net ju uron të gjithë besimtarëve myslimanë gëzuar! V.D/Dritare.net/