Muxhahedinët e fundit braktisin Irakun, zhvendosen drejt Shqipërisë

Dita e premte shënoi dhe zhvendosjen e grupit të fundit të muxhahedinëve nga “Kampi i Lirisë” në Irak, drejt Shqipërisë.

Në njoftimin zyrtar, Këshilli kombëtar i Rezistencës së Iranit nuk përcaktoi numrin e saktë të tyre.

Gjatë procesit 5-vjeçar të zhvendosjes, muxhahedinët janë strehuar në vende të ndryshme europiane, duke përfshirë Gjermaninë, Norvegjinë, Britaninë e Madhe, Holandën, Finlandën, Danimarkën, Belgjikën, Italinë dhe Spanjën.

Rreth 2.000 banorë e kanë lënë Irakun që nga fillimi i vitit 2016. Në deklaratën e Këshillit kombëtar të Rezistencës, qëllimi i regjimit iranian nuk është të shohë largimin e anëtarëve të “Kampit të Lirisë”, por sipas tyre, përkundrazi kërkon t’i vrasë apo t’i bëjë ata të dorëzohen, raporton “T.CH”.

LEXO DHE :  Balili/ Lleshaj: Ata që janë hutuar për arrestimin e kanë mizën nën kësulë

Muxhahedinët kërkojnë njëkohësisht drejtësi për 30 mijë të burgosur politikë, masakruar në vitin 1988.

Muxhahedinët kanë qenë të vendosur për dekada të tëra në Irak, nën mbrojtjen e Sadam Husseinit, por pas rrëzimit të regjmit të tij, grupi u mor në mbrojtje të ushtrisë amerikane. Në kohën kur kjo e fundit u largua nga Iraku, lindi nevoja e zhvendosjes së tyre në vende të treta.

Shume vende e refuzuan kërkesën e Departamentit amerikan të Shtetit për pranimin e muxhahedinëve, për shkak të rrezikshmërisë që ata mund të paraqesin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.