Murati: S’e kuptoj çfarë bën akoma në detyrë, Lindita Nikolla. Abilekaj: Dha dorëheqjen!

Analisti Erl Murati i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, tha se nuk e kuptonte se si mund të qëndronte në detyrë ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, kur në Itali ministri i Transporteve dha dorëheqjen për një urë të ndërtuar 50 vite më parë. Analisti Enton Abilekaj tha se Nikolla e dha dorëheqjen por nuk ia pranoi kryeministri Rama.

Pjesë nga debati: 

MuratiPo të ishim në një vend ku politika do të reagonte normalisht, ministrja e Arsimit nuk do të ishte aty. Në një vend të BE-së, ministrja e Arsimit ka 10 mijë studentë pranë zyrës së saj, atëherë ajo duhet të japë dorëheqjen. Në Itali ka rënë një urë e ndërtuar para 50 vitesh dhe ka dhënë dorëheqjen. Edhe sikur të jetë faji i studentëve, fakti që e ke mësimdhënien të paralizuar, ministrja merr përgjegjësinë morale dhe largohet. Nuk e kuptoj çfarë bën akoma në detyra ministrja e Arsimit.

Abilekaj: Dha dorëheqjen. Të themi të drejtën. Ia paraqiti Ramës. Nuk është në tipin e Nikollës të bëjë dorëheqje të parevokueshme. Është e katapultuar nga Rama aty./ora news

LEXO DHE :  Plagosen 3 persona nga aksidenti në Bulqizë, njëri niset drejt Tiranës

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.