Mund të kishte 7 viktima, zbulohet pse ndodhi tragjedia në Mat
Dritare.net
“BalkanWeb” raporton, se konflikti ka nisur pasi Koxha ka kërkuar që rruga që po ndërtohej të shkonte deri tek shtëpia e tij.
Por, punonjësit e Bashkisë, duket se kanë refuzuar, pasi ata i kanë thënë 51-vjeçarit se duhet të zbatonin projektin, dhe nuk mund të çonin rrugën deri tek shtëpia e tij.
Pas kësaj situate, mësohet se Koxha ka hyrë në lokal më një automatik dhe dy karikatorë. Njërin e kishte në armë dhe tjetrin në xhep. “Kur ka hyrë një prej personave në lokal sa e ka parë, i ka kapur nga pas automatikun dhe ia ka ngritur lart. Nëse nuk do i kishte kapur armën, asnjë nuk do ishte gjallë. Ai na shpëtoi”, ka thënë një dëshmitar për gazetarin Enver Doçi.
Mësohet se në lokal në kohën e ngjarjes ndodheshin gjithsej 7 persona, pjesa më e madhe punonjës të bashkisë së Matit./ I.M-Dritare.net