Moti/ Vranësira dhe kthjellime në të gjithë vendin
E Mërkurë 21 Mars 2018, 08:08
Dritare.net
Moti për ditën e sotme pritet të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh në zonën qendrore. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, reshjet do të jenë të pranishme në pjesën më të madhe të territorit. Në pjesën veriore të Shqipërisë pritet të ketë reshje dëbore. Një situatë e tillë parashikohet edhe në ditet e ardhshme. Ndërkohë që pritet një rritje e temperaturave për ditët në vijim./Dritare.net