Moti/ Kujdes, ja çfarë ju pret në fundjavë!

Të gjithë ju që keni planifikuar të dilni në fundjavë duhet të interesoheni më parë për motin, pasi fillimi i muajit prill sjell surpriza. Temperaturat e larta të ditës së sotme dhe të nesërme, të cilat pritet të arrijnë deri në 28 gradë, mund t’ju gënjejnë. Të dielën me 1 prill rikthehen reshjet dhe temperaturat do të bien deri në 10 gradë, ku vlerat maksimale do të shkojnë në 18 gradë celsius. Sipas sinoptikanëve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në stinën e pranverës kjo është një situatë normale, pasi në këtë periudhe të vitit luhatja e temperaturave është normale. Kjo do të jetë një situatë kalimtare, pasi më ditët në vijim temperaturat do të vijojnë të rriten gradualisht.

LEXO DHE :  Manastirliu: Gati spitali i ri në QSUT

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.