Moti i keq/ Policia apel për drejtuesit e automjeteve!

Prej ditësh vendi jonë është përfshirë nga reshje bore dhe temperatura të ulëta duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. policia e shtetit përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, ka bërë një njoftim duke paralajmëruar të gjithë drejtuesit e automjeteve që të mos qarkullojnë pa vendosur zinxhirë në akset ku është e domosdoshme. policia bën apel për shoferët që të vendosin rripin e sigurimit dhe të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Postimi i Plotë nga Policia e Shtetit

“Si pasojë e motit të keq me dëborë dhe prezencë akulli në rrugë, Policia e Shtetit ka rritur prezencën e shërbimeve policore në të gjitha akset rrugore ku ka vështirësi në qarkullim.

Patrulla të Policisë Rrugore, të Rendit dhe F.N.SH-së, janë prezente në të gjitha akset verilindore dhe jugore të vendit, duke këshilluar dhe orinetuar, dhe në shumë raste kanë ndihmuar drejtuesit e mjeteve në nevojë .

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që të mos qarkullojnë pa vendosur zinxhirë në akset ku është e domosdoshme, të moderojnë shpejtësinë jo vetëm në ato akse ku ka prezencë dëbore dhe akulli, të vendosin rripin e sigurimit dhe të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit.”– thuhet në postimin e Policisë./A.C/dritare.net

LEXO DHE :  Ngujimi/ 85 % e studentëve të Ekonomikut shprehen pro mësimit

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.