Moti i acartë paralizon Evropën, viktima dhe kaos në udhëtime
Dritare.net
Shërbimi i motit në BBC ka paralajmëruar se Evropa do të përballet me kaos në udhëtime për shkak të reshjeve të borës dhe akullit, që gjatë javës së ardhshme këto kushte do të përhapen në më shumë vende të kontinentit.
Shërbimet meteorologjike kanë lëshuar paralajmërime për acar në disa zona të Gjermanisë dhe Austrisë.
Shërbimet meteorologjike, kanë lëshuar paralajmërime për stuhi dëbore, dhe reshjet më të shumta do të jenë në Austri, Alpet lindore, Ballkan dhe Poloni.
Në fqinjin tonë jugor, në Greqi deri më tani janë raportuar 3 viktima nga moti i ftohtë.
Mot i lagësht, me shi dhe me dëborë do të përjetojnë shumë shpejtë edhe vendet Skandinave.
Londa, Berlini edhe Parisi gjithashtu do të përballen me rënie të temperaturave.
Nga ana tjetër më Moskë, termometër do të zbresë nën -10 gradë Celsius që nga e hëna./ I.M-Dritare.net