Tërbohet moti, çfarë do të ndodhë sot dhe nesër, në vend!
Dritare.net
Ndërkohë, IGJEUM-i ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërmen. Mësohet se, reshjet e dendura të shiut do të jenë të pranishme në të gjithë territorin edhe ditën e nesërme. Temperaturat pritet që të pësojnë rritje, nga 7 gradë celsius në vlera minimale, deri në 17, në ato maksimale.
Sot pasdite dhe deri në orët e para të ditës së nesërme priten reshje intensive, deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Kukës, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.
Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet do të jenë në formë shtrëngatë, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).
Mundësi për përmbytje të lokalizuara nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël ose në zona urbane, kryesisht përgjatë fundit të ditës së sotme dhe pjesës së parë të ditës së nesërme në qarqet Vlorë, Gjirokastër dhe Elbasan.
Mundësi për rrëshqitje të tokës në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Elbasan dhe Berat./K.C/dritare.net