Mot i paqëndrueshëm sot, rrebeshe dhe shkarkesa rrufesh
E Diel 16 Tetor 2016, 09:09
Dritare.net
Parashikohet që edhe pasditja do të vijojë me kushte të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe shirat e përkohshëm të jenë dominuese në vend ku në zonat bregdetare do të shoqërohen me shkarkesa rrufesh.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale të ditës, më e ndjeshme në vlerat maksimale. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi jugperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.