Mosdekretimi i Lleshit/Rama: Rifirmosa për ridërgim kërkesën
E Premte 9 Nëntor 2018, 10:10
Dritare.net
“Sapo kam rifirmosur për ridërgim kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit Ministër i Brendshëm, drejtuar Presidentit të Republikës. Bashkëngjitur do t’i dërgohet Presidentit edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm”, shkruan Rama në Twitter.
Mosdekretimi i Leshit solli shumë debate në politike, dhe përplasje mes Presidencës dhe Kryeministrisë. Aktualisht Sandër Lleshi është zv/ministër e Brendshëm, me kompetenca të ministrit./E.B-dritare.net