Mos u trembni nëse vërtetë e dëshironi, mund të keni marrëdhënie intime të mira edhe pas menopauzës!

Kur flasim për menopauzën, gjithmonë na shkojnë në mendje afshet e nxehta, gjërat e sikletshme që ndodhin në këtë periudhë.

Dritare.net ju tregon se, variacionet hormonale që shoqërojnë këtë fazë të jetës mund të rrezikojnë gjithashtu një aspekt tjetër shumë të rëndësishëm: atë të seksualitetit.

Por fundi i epokës pjellore nuk duhet të bëhet sinonim me fundin e intimitetit. “Në periudhën e menopauzës trupi  dhe mendja mund të jenë më pak të gatshëm për t’iu përgjigjur stimujve biologjike”, pranon Rossella Nappi, gjinekologe dhe seksologe e njohur italiane. Në praktikë, ndodh ajo që mjekët e quajnë “atrofi vulvovaginale” “Mungesa e lubrifikimit dhe humbja e elasticitetit të indeve vaginale, mund të bëjë marrëdhënie seksuale të dhimbshme”, shpjegojnë specialistët. Për fat të mirë tashme ka zgjidhje.

Ndihma me medikamente mund të bëj që problemet tuaja të fazës së mënopauzës të reduktohen dhe vagina juaj t’ju përgjigjet më mirë.

Dritare.net ju tregon se gjithashtu shumë të mira janë edhe terapitë me produkte bimore. Në lidhje me terapitë natyrore, ka plotësues ushqimore të bëra nga bimët që i bëjnë indet vaginale më të ndjeshme.

Por seksi nuk është thjesht kimi, ndikon shumë, por shumë edhe mendja. Dhe është në këtë front që gratë duhet të punojnë më shumë. “Nëse problemi është vetëm” mekanikisht “zgjidhja mund të vijë tek gjinekologu, por nëse dëshira është në rënie të lirë është rasti për të kërkuar ndihmë nga një këshilltar ose të kërkojë stimuj të tjera dhe rrugët e ndryshme ngacmimi, duhet rivlerësuar loja, fantazia dhe masturbimi”, sugjeron Chiara Simonelli, psikosoxiste e Universitetit La Sapienza në Romë. V.D/Dritare.net/

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.