“Mos u q* nëse nuk ka libra”/ Mirela Kumbaro sqaron statusin

Mirela Kumbaro, ministrja e Kulturës, përgjatë viteve ka ndërmarrë dhe realizuar projekte të shumta kulturore në vend. I fundit ndër ta ishte edhe  “Lëvizja Kombëtare për Lexim”, një fushatë që synon të kthejë vëmendjen te libri dhe leximi. Por ndërkohë shumë polemika ka ngritur një status në rrejte sociale nga ana e ministres. Shumë komentues e vlerësuan si të papërshtatshëm fjalorin e përdorur nga Kumbaro.

 “Ne duhet të kemi sërish libra të mirë. Nëse shkon në shtëpinë e dikujt që nuk ka libra, mos u q* me të. Mos e lejo atë të të eksplorojë ty para se të eksplorojë universet sekrete të librit”, shkruhej në statusin e Kumbaros në Twitter. Pas shumë komentesh negative drejtuar ministres, Kumbaro tha se ishte vetëm një citim i John Waters.

E ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Kumbaro tha se statusi nuk ishte një veprim i paramenduar. Gjatë emisionit ministrja shtoi se mesazhi i statusit të saj ishte që të gjitha ngjarjet jetësore duhet të kenë kriter edhe librin.

Rudina Magjistari: Keni qenë në qendër të vëmendjes këto ditë…

Mirela Kumbaro: Jo unë, libri.

Rudina Magjistari: Është e vërtetë, duket se ia arriti qëllimit statusi dhe po të shikosh duket që të gjithë flasin për librin. Secili në mënyrën dhe këndvështrimin e vet, por tema që i bashkon të gjithë është libri.

Mirela Kumbaro: Në fakt kjo është e rëndësishme. Pavarsisht se nuk ishte aspak e qëllimshme nga ana ime. Ne kemi 5 vjet që ndërtojmë programe për librin, bëjmë fushata leximi sepse e konsiderojmë shumë të rëndësishme për të rinjtë, por edhe për shoqërinë. Libri është ushqim për emancipim dhe mirëqenie. Ndërkohë që ajo që ju e quajtët status ishte vetëm një ritwitt i një shkrimi të postuar më parë nga një koleg. Në fakt nuk ishte veprim i paramenduar kaq gjatë dhe kjo është ajo që ka bërë më shumë debat duke e kthyer në veprimtari qëndrore.

Nuk është kjo veprimtaria qëndrore. Ministria e Kulturës ka ndërtuar programe dhe kemi katër shtylla kryesore që janë fondi për përkthimin letrar, fondi për krijimtarinë origjinale shqiptare, fondi për përkthimin e lëtërsisë në gjuhë të huaj për ta promovuar atë, fondi i bibliotekave dhe fushatat e leximit. Ndonëse ne kemi 4 vite që ne punojmë për këtë, është hera e parë që ju më thërrisni për një gjë të tillë. Të bashkohemi të gjithë dhe ta bëjmë librin një objekt të jetës së përditshme.

Rudina Magjistari: Duket se ky status ngacmoi për të sjellë edhe njëherë në vëmendje këtë temë të rëndësishme.

Mirela Kumbaro: Ky ishte një moment episodik ku unë thjeshtë bëra ritweet statusin e një kolegu në të cilin prezantohej një shkrim i një kineasti amerikan John Waters. Përkthimi i gabuar nuk është përkthim fjalësh, nuk përkthejnë fjalë, përkthejnë mesazhe. Dhe mesazhi ishte që të gjitha ngjarjet jetësore duhet të kenë kriter edhe librin. Kur ne zgjedhim atë që është ndër ngjarjet më të mëdha në jetë, por edhe kënaqësitë po ashtu është mirë që të shikojmë nëse ky njeri lexon libra apo jo. Këtë nuk është se nuk e kemi thënë, por kur John Waters e tha i bëri të gjithë të flasin. Të qenit i rrethuar nga librat vetëm na e bën jetën më të mirë dhe më të lehtë. Rrit cilësinë e jetesës si në atë individuale edhe në çift./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Në mbrëmjen e maturës, vajza e Obamës paska pasur një kërkesë të veçantë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.