Mos mendoni se ishte rastësi! Ja kush i bëri bashkë princ Harryn dhe Meghan!
E Enjte 25 Janar 2018, 14:02
Dritare.net
Sipas revistes "Marie Claire", çifti më i përfolur i momentit janë bashkë sot falë mikes së fëmijërisë së princit, Violet von Westenholz, e cila punonte si PR për Ralph Lauren.
“Harry po kalonte një periudhë të vështirë dhe s’po gjente askënd. Nuk ka qenë e thjeshtë për të të gjej dikë që i përshtatet, madje kohët e fundit po i dukej gati si e pamundur,”- tregojnë burime pranë tij për E! News.
Duket se Violet, falë punës së saj pati rastin të njihej me aktoren amerikane. Nga ana tjetër, Meghan-i kishte kohë që përfshihej në eventet sociale të shoqërisë së lartë në Londër dhe takimi me princin ishte në harmoni të plotë./L.P./Dritare.net