Mos harro t'i bësh këto 7 pyetje partnerit, para se të martohesh me të!
Dritare.net
1. Fillimisht, pyeteni çfarë kërkon.
Nuk është e nevojshme t’i thuash dikujt, a do të dalësh me mua? Ti thjesht mund t’i thuash, çfarë po kërkon? Kjo do të sjellë një përgjigje më sinqertë, duke treguar të vërtetën. Ose do jetë diçka serioze, ose diçka për të kaluar kohën.
2. A je i kënaqur me jetën?
Duket pak e thellë, por kjo do tregojë nëse është i lumtur, apo jo. Nga përgjigjja që do japë, ti do arrish të kuptosh sa i lumtur është partneri juaj. Dritare.net ju sugjeron të mos e pyesni drejtpërdrejtë, por mund t’i bëni pyetje të tipit, "A je i lumtur me punën që bën?" apo "Ndiheni si në shtëpi, në qytetin ku jetoni?" Në këtë rast përgjigjet duhet të jenë reale.
3. Çfarë plani keni për të ardhmen?
Është mirë që të keni një ide, se çfarë planesh ka partneri yt për të ardhmen. Kështu ti mund të shikosh çfarë ai synon në jetë, dhe a është diçka që dhe ti e do. Është më mirë t’i dini disa gjëra më herët sesa të keni marrë hapin e madh.
4. Si është një ditë e diel për ty?
Mënyra sesi i kalon të dielat, mund të të thotë shumë. Disa i kalojnë të dielat shumë kot, ndërsa disa të tjerë zgjohen herët dhe e nisin ditën me pozitivitet. Zbuloni të dielën e partnerit tuaj, dhe ju do krijoni idenë se çfarë njeriu është.
5. Si i trajton situatat stresuese?
Mënyra sesi dikush i trajton situata stresuese, tregon karakterin e tij. Për shembull, ka njerëz që kanë nevojë për mbështetje në këto situata, dhe kjo është një gjë e mirë për ty, sepse partneri do kërkojë ndihmën tënde. Por ka edhe nga ata që nervozohen, dhe iu largojnë nga vetja. Për këtë arsye dritare.net ju këshillon të shikoni reagimin e partnerit në një situatë stresuese.
6. A i ka vlerat e njëjta me ty?
Njerëzit kanë disa vlera të caktuara, dhe nuk pajtohen në disa gjëra. Për shembull, dikush është kundër përdorimit të drogës, apo një vajzë do patjetër të bëhet nënë. Prandaj është e nevojshme të njohësh vlerat e partnerit, që të arrish të gjesh gjuhën e përbashkët komunikuese.
7. Çfarë shoqërie dhe çfarë familje ke?
Njerëzit janë pasqyrimi i miqve dhe familjarëve., dhe nëse njeh miqtë dhe familjarët e partnerit, pak a shumë ke njohur dhe partnerin./E.B-dritare.net