Mori dy çmime në Grammy, Dua Lipa: Ëndrra u bë realitet!

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Dua Lipa, ishte e nominuar për çmimet Grammy. Ajo nuk mori vetëm një çmim, por dy.

Kjo është një arritje e madhe në muzikë për Duan dhe sigurisht një realizim ëndrre për të.

Përmes një postimi në Instagram, Dua Lipa shprehet se ëndrra e saj u bë realitet vetëm falë mbështetjes së fansave, miqve, familjes dhe bashkëpunuesve.

“Jam fituese e dy çmimeve në Grammy! Më shumë se e përulur dhe mirënjohëse për këtë moment. Shumë dashuri  për fansat, familjen, ekipin dhe të gjithë artistët me të cilët kam punuar dhe kam bashkëpunuar. Ëndrra u bë realitet. Faleminderit!!”, shkruan Dua në Instagram./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Katër të vërtetat fisnike të budizmit

 



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.