Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, ka treguar se si arriti të ketë linja elegante dhe të binte në peshë. Me një “look” shumë ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim, me flokë të lëshuar dhe tejet e buzëqeshur, Kryemadhi tregoi se s’ka lënë dietë pa përdorur deri kur gjeti atë të duhurën të cilën ja sugjeroi një mike që jeton në Itali. “Kam provuar gjithë llojet e dietave, por kam përdorur një dietë spitalore që dha efekt . Meta filloj para meje të mbante dietë. Por pasi pashë që u bëra dyfishi i burrit tim atëherë fillova dietën”,-tha duke qeshur Kryemadhi, teksa theksoi se nuk ka kryer ndërhyrje kirurgjikale, por vetëm ka rregulluar pak dhëmbët, ka lëshur dhe zgjatur flokët.