Në një postim në Instagram, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndarë një foto vërtet prekëse. Në foto duket një djalë 3-vjeçar, i cili bashkohet me nënë e tij biologjike, pas dy vitesh.
Fëmija është trajnuar për dy vite në Shtëpinë e Foshnjave në Tiranë, ku mori vëmendjen për rritje dhe zhvillim normal. Tani ai është pranë nënës së tij, Mirela, dhe ata janë bërë bashkë falë ndryshimit të gjendjes financiare të nënës.
“Falë ndërhyrjes dhe bashkëpunimit me institucionet, shkruan Manastirliu, atyre u është ofruar, bonusi i qirasë, statusi i jetimit për fëmijët, punë për nënën në një kompani private dhe referim për regjistrimin e fëmijës në kopsht”./E.B-dritare.net