Molla e sherrit për vrasjen në ish-Bllok, reagon për herë të parë, Elvana Gjata
E Premte 19 Tetor 2018, 12:12
Dritare.net
Vetëm një javë më parë, këngëtarja, Elvana Gjata u cilësua si ‘molla e sherrit’, për vrasjen në ish-Bllok, ku humbi jetën një person. Pas ngjarjes, Elvana u mor në pyetje nga policia, pasi ishte kthyer disa herë për të marrë të dashurin, Ervin Mata që u konfliktua me tre personat e tjerë, në një lokal të ish-Bllokut. Pas dëshmisë, Elvana u largua nga vendi, dhe më pas policia e shpalli në kërkim, si procedurë rutinë për ngjarjen. Këngëtarja ka reaguar për herë të parë pas ngjarjes. Por nuk ka reaguar me fjalë ose foto. Elvana ka lançuar këngën e saj më të fundit, të titulluar “Shade”. Pavarësisht gjithë sherrit, dhe vrasjes, duket se për këngëtaren jeta vazhdon, sikur mos të kishte ndodhur asgjë./K.C/dritare.net