Moikom Zeqo: Po biem pre e mendjeve që duan të na shkatërrojnë

Shkrimtari dhe arkeologu Moikom Zeqo tha në studion #DritaremeRudinën në Vizion Plus, tha se politika nuk duhet të fetarizohet. Sipas tij, debati për Skënderbeun u paraqit si konflikt, por nuk është i tillë, sepse ai është hero kombëtar dhe jo hero fetar.

“Qytetërimi modern nuk është fetar, është juridik. Është gabim i madh fetarizimi i politikës. Ne si popull biem pre e mendjeve që mund të na shkatërrojnë. Duhet të jemi më të matur. Çështja e Skënderbeut nuk është e rastësishme. Ai rilind si konflikt por në fakt nuk është i tillë. Ai nuk është hero fetar, por kombëtar. Është një çështje e ndërgjegjes kombëtare. Skënderbeu është shqiptari me biografinë më të madhe. Çështja e tij është një çështje kombëtare dhe jo shkencore”, tha Zeqo./Dritare.net

LEXO DHE :  Elita Rudi dhe Gjiko bëhen prindër, ja gjinia e foshnjës!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.