Mohamed Salah nuk pyet as për Cristiano Ronaldon

Ylli i momentit në futbollin e luajtur është pikërisht sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah.

Me paraqitjet e tij, ai ka fituar vëmendjen e gjithë botës. Me golin që realizoi në fundjavë me Liverpoolin, Salah u ngjit në kuotën e 30 golave në Premier League dhe 40 në të gjitha kompeticionet e këtij viti.

Tani, egjiptiani është shumë pranë thyerjes së një rekordi të Cristiano Ronaldos në kohën kur ky i fundit luante në Angli. Që kur u largua portugezi nga Manchester United, në vitin 2009, asnjë lojtar nuk ia ka dalë që të shënojë 42 gola në një sezon, siç kishte bërë Ronaldo në sezonin 2007/08.

Tani Salah duket shumë afër këtij rekordi, pasi i duhen vetëm 3 gola që të lerë pas vetes Cristiano Ronaldon. Të shohim a do ia arrijë./d.m-dritare.net

Komentoni