Mogherini: Nesër shansi i fundit për kompromis mazhorancë-opozitë
Dritare.net
“Drafti legjislativ që është aktualisht përpara Parlamentit reflekton rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe është në përputhje të plotë me standardet evropiane. Është thelbësore gjithashtu, që ky draft të miratohet nga një shumicë prej 2/3 të parlamentarëve shqiptarë”, shprehet Mogherini.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së thekson më tej re miratimi i kësaj reforme do të jetë një fillim i ri për Shqipërisë dhe ajo uron që mazhoranca dhe opozita të arrijnë kompromis në takimin e së hënës mes liderëve Rama-Basha.
“Reforma mund të jetë fillimi i një kapitulli të ri në historinë tonë të përbashkët, siç e theksova edhe kur fola para Parlamentit shqiptar herën e fundit që isha në Tiranë. Ajo i hap rrugën një fillimi të ri, ndaj dhe presim që të gjithë forcat politike të shfrytëzojnë raundin e fundit të konsultimeve të ditës së hënë për ta miratuar këtë propozim”, thotë Mogherini.