Mogherini në Tiranë, ja kur do i dorëzohet qeverisë progres-raporti i KE!

Gjatë ditës së sotme pritet të mbërrijë në Tiranë shefja për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, e cila do ketë disa takime që do zhvillohen nesër, pas dorëzimit të progres raportit të KE për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

 

“BalkanWeb” mëson se raporti do të bëhet publik nga ambasadorja e BE, Romana Vlahutin sot në orën 16:30 gjatë takimit që do zhvillojë me kryeministrin Edi Rama.

Axhenda: 
Ora 16:30 Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin bashkë me kryeministrin Edi Rama do bëjnë publike raportin për hapjen e negociatave.

LEXO DHE :  5 ushqimet që rrisin dëshirën për seks!

Ora: 17:00 Ambasadorja e BE në Tiranë, Vlahutin do zhvillojë takim me presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Ora: 17:30 Vlahutin pritet nga Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruci.

Neser: Takimet zyrtare të Mogherinit do të zhvillohen gjatë ditës së mërkurë, ku në orën 11:00, do të ketë një konferencë shtypi me kryeministrin Edi Rama.

Kryediplomatja e BE-së do të ketë takime edhe me Presidentin e Republikës, Ilir Meta si dhe me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi./balkanweb/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.