Dhunoi mjekun në QSUT, procedohet 45-vjeçari

Një 45-vjeçar me iniciale A.M goditi me grushte të dielën një mjek infeksionist në pranë  QSUT-së. Mësohet se, këtë të hënë, 45-vjeçari nga Tirana është proceduar penalisht.

45-vjeçari akuzohet për ‘Goditje për shkak të detyrës”.

“Nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr. 4, filloi procedimi penal për veprën penale “Goditje pë shkak të detyrës”, në ngarkim të shtetasit A.M, 45 vjeç, banues në Tiranë

Ky shtetas rreth orës 13:30, të datës 10.02.2019, pasi ka shkuar për të vizituar një të afërmin e tij që ndodhej i shtruar në spital, në ambientet e urgjencës së Spitalit Infektiv, ka goditur me grusht për shkak të detyrës, mjekun e urgjencës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.4, pasi kanë marrrë njoftim kanë shkuar menjëherë në ambjentet e urgjencës ku dhe kanë kryer të gjitha veprimet proceduriale.

Shtetasi A. M., pasi kishte goditur mjekun ishte larguar nga spitali dhe po vijon puna nga ana e Policisë për gjetjen dhe ndalimin e tij.

Materialet proceduriale i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.”,- njofton policia./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Opozita protestë para Parlamentit, Rama takim me Ruçin

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.