Mjekët ndalojnë policinë të marrë Ervis Martinaj nga spitali
Dritare.net
Sipas gazetares së “News 24” e Dorjana Bezat, kanë qenë policia ajo që ka shkuar mbrëmjen e së martës në spital për të marrë Martinajn, dhe për ta dërguar atë drejt spitalit të burgut.
Por, me informacionet që gazetarja Bezat tha në emisionin “Dritare me Rudinën” kanë qenë mjekët e spitalit që e kanë penguar policinë të marrë Martinajn.
“Ishte një situatë tensioni mes policisë së burgjeve dhe mjekëve të spitalit. Ata kanë gjykuar se gjendja e tij ishte stabile dhe kanë tentuar ta transportojnë në spitalin e burgut, pasi ndaj tij është dhënë masa arrest me burg. Por mjekët e spitalit nuk e kanë lejuar dhe kanë penguar punonjësit e policisë që ta transportonin në spitalin burgut. Me ndërhyrjen edhe të avokatit është sqaruar situta dhe momentalisht Ervis Martinaj ndodhet në ambientet e Spitalit Amerikan 2, ndërsa forca të policisë ndodhen në ambientet e këtij spitali, pasi mbajnë në vëzhgim të plagosurin”- tha gazetarja Dorjana Bezat ne "Dritare me Rudinën"./ I.M-Dritare.net