Mit’hat Havari: Dyshoj që Admir Muratajn e vranë shokët e tij

I ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën”, në News 24, ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Mit’hat Havari i ngriti dyshime të tjera për grabitjen e ndodhur të martën brenda aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas.

Ai tha se Admir Murataj mund të mos jetë vrarë nga policia dhe hodhi dy hipoteza për mënyrën se si mund të kenë vepruar autorët.

“Unë dyshoj se e ka vrarë policia. Kjo do shihet sigurisht, plumbi nga cila armë. Në qoftë se e ka vrarë policia, policia do shkonte pas fugonit të grabitësve. Ka dy mënyra se si mund të kenë vepruar autorët. Grabitësit ose kanë qenë të sigurt, kanë pasur siguri, kanë pasur njerëz brenda ose e kanë bërë në mënyrë normale, sepse lumi fle, hasmi s’fle thotë populli. Ata ditë të tëra mund të kenë kontrolluar aeroportin. Bënë gallatë komplet”, deklaroi Havari./K.Ç/Dritare.net

LEXO DHE :  Video me dron/ Ja numri i protestuesve në Fier!

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.