Misteri i vetëvrasjes/ Çojnë vajzën në spital, por gjejnë djalin të vdekur në kasolle
Dritare.net
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në objektin ngjitur me banesën, që shërbente si kasolle për bagëtitë e imta. Kur prindërit kanë mbërritur në banesë dhe nuk e kanë gjetur të birin brenda, ata kanë provuar ta telefonojnë, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Ndodhur në këto kushte, ata kanë nisur ta kërkojnë përreth shtëpisë dhe më pas kanë shkuar në kasollen e bagëtive, ku janë përballur me skenën e rëndë. Ata sinjalizuan menjëherë policinë, e cila mbërriti në vend dhe kreu veprimet e para, pasi fillimisht u dyshua për një vrasje të mundshme. Pas veprimeve të kryera, janë hedhur dyshime se 16 vjeçari i ka dhënë fund jetës. Sipas familjarëve, në ditët e fundit nuk kishin vënë re as ndonjë shenjë mërzie tek ai, çka mund të çonte në dyshimin për një shkak të mundshëm që mund ta ketë shtyrë drejt aktit të vetëvrasjes. 16 vjeçari ishte në vitin e parë në gjimnazin e Orikumit. Shokët e tij të klasës janë marrë në pyetje dje, por ata kanë ngritur supet për ngjarjen, pasi sipas tyre nuk ishin në dijeni të ndonjë shqetësimi të tij.