Mirupafshim në Paris!

Nga Gazmend Kapllani

Për miq dhe bashkatdhetarë në Paris: do të jetë kënaqësi e veçantë të shihemi në Panairin e Librit në Paris. Unë do të jem aty nga data 15, deri 18 mars. Para disa muajsh Fondacioni i Kulturës Helenike më propozoi që të përfaqësoj Greqinë në këtë panair. Të them të drejtën propozimi më befasoi paksa. Meqenëse në Greqi jam mësuar shpesh me surpriza të pakëndshme, këtë radhë befasia ishte shumë ë këndshme. Duke qenë se librat e mi gëzojnë një publik shumë të gjerë në Greqi; duke qenë se tri romanet e para i kam shkruar në greqisht dhe greqishtja është një gjuhë të cilën e desha shumë dhe më deshi si të barabartë; duke qenë se gjithmonë jam munduar të promovoj dialogun mes kulturës greke dhe shqiptare, grekëve dhe shqiptarëve, pa komplekset e njohura ballkanike dhe për këtë, fatkeqësisht, kam paguar një haraç të lartë; duke dashur t’u dërgoj një mesazh zëmërdhënës bashkatdhetarëve të mi dhe gjithë emigrantëve në Greqi, si edhe atyre që përpiqen për paqen dhe dialogun në Ballkan; duke qenë se ndihem njëkohësisht një shkrimtar poliglot shqiptar dhe ballkanas; duke qenë se kultura greke është pjesë e kulturës sime kozmopolite; duke qenë se do  të jem në shoqërinë e tre shkrimtarëve të tjerë brilantë grekë: Kalia Papadaki, Vasilis Aleksakis, Kristos Hrisopulos, Maria Wfstathiadhi, të cilët i vlerësoj jashtëzakonisht.
Për të gjitha këto arsye e pranova ftesën më mirënjohje.

LEXO DHE :  Bie nga lartësia, humb jetën në vendin e punës, i riu në Kukës

Në historinë e letërsisë bashkëkohorë greke duhet të jem jo vetëm shqiptari i parë, por edhe shkrimtari i parë pa nënshtetësi dhe pa origjinë greke që përfaqëson letërsinë greke në një panair kaq të rëndësishëm ndërkombëtar. Vjet në Panairin Ndërkombëtar të Lajpcigut në Gjermani përfaqësova Shqipërinë. Sivjet në Paris do të përfaqësoj Greqinë. Ndoshta është hera e parë që diçka e tillë ndodh në historinë e letrave shqiptare, greke dhe më gjerë në Ballkan.
Për këtë arsye ndihem veçanërisht i nderuar. Shpresoj që diçka e tillë të frikësojë të paktët dhe të frymëzojë të shumtët. Sidomos të shumtët e brezit të ri në Shqipëri, Greqi dhe Ballkan.

Mirupafshim në Paris…/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.