Mirëprit trupin perfekt të verës, duke ngrënë ëmbëlsira!
Dritare.net
Për të gjithë kuzhinierët dhe amvisat që mbarojnë fare për të mbllaçitur e rrufitur ndonjë gjë tek-tuk teksa janë duke gatuar, ja ku është zgjidhja që do t’ju lërë ndjesinë sikur keni konsumuar një vakt të tërë para se të uleni në tavolinë!!! Ekspertët më në zë rekomandojnë ëmbëlsira, ëmbëlsira, dhe ëmbëlsira për t’u eglendisur ndërsa ju shkon goja lëng nga ajo gjëja e shijshme që po gatuani ndërkohë. Shija potente, si kanella, menteja, limoni apo qershia do t’ju mbajnë të zënë shqisën e të shijuarit duke ju kënaqur me ndjesinë e ngopjes me ëmbëlsira! Gjuha do t’ju mbesë me një shije te mrekullueshme dhe stomaku do t’ju falënderojë për kursimin e karbohidrateve të tepërta gjate ditës në vazhdim.
Tortë për mëngjes
Të hash tortë si gjënë e parë në mëngjes mund të tingëllojë si vendimi më i tmerrshëm, por në fakt është këshilla më e paparë dietike, deri në momentin që flasim! Shkencëtarët Izraelitë kanë gjetur se pjesëmarrësit obezë që hëngrën një mëngjes të pasur me proteina dhe karbohidrate që përfshijnë një ëmbëlsirë, rrinin larg të konsumuarit te tepërm të sheqernave gjatë ditës, ndryshe nga pjesëmarrësit që kishin një mëngjes të varfër në sheqerna, që vazhdimisht gjatë ditës donin vetëm ëmbëlsira dhe ushqime shume kalorike. Gjithsesi shkencëtarët lajmërojnë se nëse ju tipikisht nuk ndaloni dot së ngrëni ëmbëlsira pas një të vetmeje, lëreni këtë punë më mirë sa nuk është vone, se nuk është për ju!/ Pershtati: Enxhi Ceta/ Dritare.net