Mirëmëngjes me Bashkimin, Aldon, apo Enon. Kë zgjedhin sondazhet!
Dritare.net
Grafiku tregon matjet nga ora 7.00- 9.00.
Kryeson Eno Popi i TCH. Por sondazhi mbaron ne orën 9, një orë para se te mbyllet Aldo, pra ne një mënyre korrekte shpjegimi sondazhesh, nuk mund të tregojmë cili është fituesi, por mund t’ju themi se gara është kokë me kokë. Ne kohen kur janë te dy programet on air, sot TCH ka një shikueshmëri me te larte megjithëse me një diference minimale. Në tërësinë e të gjithë programit te Aldo, pra 07:00-10:0 Aldo ka share më të lartë se TCH. Krahasim i cili është i cunguar pasi TCH ka lajme e program tjetër ne orën 9:00-10:00.
Mëngjesi dhe Bashkimi ngjajnë si sinonime. Shumëkujt i duket sikur gjithë jetën është zgjuar duke pare Bashkimin, ose mesëpaku duke dëgjuar gazetarin e dashur te gjithë shqiptareve, duke iu përgjigjur dikujt ne telefon.
Por duke pare sondazhet e ABACUS, kupton se ky është thjesht perceptim. Por nuk është realitet.
Realisht shqiptaret shohin shumë Aldon, madje nuk e shohin, e dëgjojnë, sepse Aldo nuk e ka zbuluar kurrë portretin, qysh ne TCH me ketë supergjetje që e la përgjithmonë ne treg.
Dhe shohin Enon, që është aq afër Aldos, sa mund te ndërrohen dhe Eno mund ta kape me shpesh vendin e pare, nëse gjen dike qe i përshtatet sa Ledioni. Por është lajm i mirë për emisionet serioze qe Eno Popi, ka këtë shikueshmëri.
Ndërsa Vizioni si me i madhi te vegjëlve, konkurron me një emision shume te mire mëngjesi me Bashkimin e News dhe me Zogun e Orës, që edhe pse mbushi me lajme median online, i duhet ende te munde Vizionin dhe News 24/ dritare.net