Mirela Kumbaro debat live me gazetaren: Më habite me cektësinë tënde, duhet të lexosh ca libra
Dritare.net
Kumbaro ka thënë se e ka përdorur citimin e John Waters copy-paste, dhe ka shpjeguar se virale bëhen dëshirat negative, jo mesazhet pozitive.
Moderatorja, Ori Nebiaj, e ka konsideruar veprim të guximshëm këtë të ministres, sepse sipas saj Kumbaro po u sugjeronte çifteve të mos kryenin marrëdhënie, nëse partneri i tyre nuk kishte libra në shtëpi.
“Edhe si ministre apo përkthyese, unë flas pareshtur për librin dhe është e vështirë të tërhiqet vëmendje nëse nuk kemi të bëjmë me një reklamë, apo diçka tjetër, por nuk ishte i qëllimshëm. Lexova një artikull të Waters, i cili tentoi të provokojë shoqërinë me këtë ide, pra në marrëdhënien në çift, pasi libri mund të jetë kriter i tjetrit. Për çdo gjë që bëni mendoni edhe kriterin e përzgjedhjes kulturore, pra a ka ky njeri një kulturë pas”, tha Kumbaro.
“’Don’t f*ck them’, zonja Kumbaro, jemi të gjithë të rritur”, tha Nebiaj.
Ministrja e ka quajtur të cekët mënyrën e interpretimit të gazetares dhe i ka sugjeruar asaj të lexojë disa libra.
“Po më habisni pak me cektësinë e interpretimit tuaj. Waters shpreh një mesazh, se një njëri i rrethuar me libra është të bën më të mirë. Nëse lexon më shumë ju bën gazetare më të mirë, një shoqe më të mirë. Ky është edhe mesazhi që ju duhet të jepni në media”, tha Kumbaro./E.B-dritare.net