Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, nuk heq dorë nga e kuqja. Ajo në stilin e saj klasik, fut gjithmonë diçka të kuqe, për të thyer kombinimet bardhë e zi. Ashtu si në fushatë, që ndërroi klasiken me sportiven dhe u vesh me pantallona te kuqe. Në emisionin e Alban Dudushi,t ajo është veshur e gjitha "Max Mara", që është dhe marka e saj e preferuar dhe dyqani i vetëm, ku blen rroba në Tiranë. Por, ka thyer kombinimin me një palë këpucë elegante të kuqe. Gjë, që dashakeqeve mund t'u çojë në mend shprehjen: "Lindita e nxori arsimin publik me këpucë të kuqe". Sa për privatin, flasim herë tjetër. Sot për këpucët e kishim./Dritare.net