Ministrja Manastirliu: Ja portreti që më del para e më qorton, kur nuk gjej kohë t’i përgjigjem një ankese!

Në Samitin e Parë të Vajzave, të zhvilluar sot në ambientet e Kuvendit, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,Ogerta Manastirliu,  iu është drejtuar vajzave dhe grave me një mesazh: “Kini besim te vetja! Të qënurit vajza nënash, gra burrash, nëna vajzash nuk është minus, nuk është pamundësi, është plus, është dyfish mundësi”.

Ajo u drejtohet vajzave dhe grave që të angazhohen në politikë.

 “Një grua në politikë, por edhe në fusha të tjera ku drejton, ka më shumë mundësi të shkëlqejë nëse di të mos pyesë veten: A mundem unë? Por ti thotë vetes ja pse mundem! Duhet vetëm që ju të besoni te vetja”, tha në mesazhin e saj, Manastirliu.

Ajo pohoi se shembulli dhe modeli që ka ndjekur dhe vazhdon të ndjekë, është nëna e saj.

LEXO DHE :  Kryemadhi për studentët: Do t'i nxirrja Kejdi Mehmetajn dhe Kërpaçin nga varri për të votuar ndryshimet në ligj

 “Nuk ka mësuese më të mirë dhembshurie, dashurie dhe vrasëse më të madhe të frikës, se nëna. Unë jam në politikë për të dhe për gjithë nënat dhe vajzat. Është portreti i saj që më del përpara sa herë që më mungon koha t’i jap përgjigje mesazhit mbi ankesat dhe kërkesat, siç janë po ashtu edhe vajzat e mia”, tha minstrja.

Ogerta Manastirliu është një prej ambasadoreve të Samitit të Parë të Vajzave, një iniciativë globale që inkurajon vajzat të marrin në konsideratë një të ardhme në lidership dhe synon të përfshijë sa më shumë gra e vajza në politikë, duke i lidhur ato me politikanet gra dhe vajza, nën moton “Udhëhiq një vajzë”./dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.