Ministrja e Financave: Ja sa është borxhi publik!

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ka folur për çështjen e borxhit publik në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24. Ajo tha se borxhi është brenda parametrave në 63.9 %.

“Ne e deklarojmë borxhin. Perceptimi i borxhit si diçka e madhe është joreal për sa kohë është brenda paramtreave dhe tregon përmirësim të treguesve të broxhit. Ne flasim për një borxh në neto tek 63.9% dhe synojmë ta çojmë në 60%. Ky borxh nuk lindi sot. Ne dimë një mirëadministrim të borxhit. Shifrat e rritjes ekonomike janë certifikuar dhe shifra 4% është fakt, sikurse është fakt ulja e borxhit. Sistemi financiar ka bërë një hap shumë të rëndësishëm në menaxhimin e kredive të këqija.”,- tha ministrja Denaj. Për sa i përket investitorëve ajo tha se investimet e huaja direkte janë 1 mld lekë për të disatin vit radhazi.

LEXO DHE :  Kush e vrau Jurgen Kurtin? Klodjana Lala: 10 të shoqëruar dhe 2 pista hetimi

“Në fakt për çdo biznes jo vetëm të huaj që të jetë i aftë të parashikojë më tej se një vit është e nevojshme të sigurojë qëndrueshmëri për nevojat financiare. Në takimet që kam pasur po na ndihmojnë si të ndërtojmë një politikë afatmesme në raport me politikat fiskale për të arritur parashikueshmëri. Nuk jam dakord me faktin që investimet e huaja janë të ulura. Investimet e huaja direkte janë 1 mld lekë për të tretin vit radhazi”, u shpreh ministrja e Financave./K.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.