Ministrja e Arsimit: Studentët të vlerësojnë tekstet që iu ofrohen
Dritare.net
“Ne si Ministri e Arsimit kërkojmë ‘ndihmën’ e studentëve, që ata të mund të na thonë nëse teksti që iu ofrohet nga pedagogu ose pedagogia janë të kuptueshme nga ata. Pra, ne po bëhemi me studentët, jemi me zërin e tyre. Gjithashtu, e kemi thënë se kemi vendosur që studentët ekselentë dhe ata në nevojë nuk paguajnë tarifë.”,- tha Shahini.
I pyetur nga studenti Agred Tafaj, Shahini tha më tej se anëtarët e Bordeve nuk do të jenë më nga Ministria e Arsimit, por ndër ta do të jetë edhe një përfaqësues i studentëve.
“Ne kemi hequr nga Bordi i Administrimit të gjithë përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit. Në bord tashmë nuk janë më përfaqësues te ministrisë. Ndër ta, njëri do të jetë nga studentët, për të mbrojtur pikërisht studentët. Në Universitetin Bujqësor, në Bordin e Administrimit për shembull është vendosur një gazetar i njohur, që të jetë një zë i fuqishëm për të mbrojtur studentët.”,- u shpreh Shahini./K.C/dritare.net